Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person për 48 orë

0%

Punëtori i KEK-ut, Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti në vendin e punës, ndërsa një person me inicialet A.K. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për rrezikim të sigurisë në vendin e punës. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar rreth orës lidhur me aksidentin.

Një tjetër tragjedi në KEK: Punëtori humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me tensionin elektrik Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda, të cilat i kanë marrë jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, këto institucione kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te humbja e jetës së punëtorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Katër punëtorë të KEK-ut humbën jetën këtë vit, Sindikata: Duam veprime para tragjedisë së radhës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com