Vallecano barazon me Alavesin

0%

Skuadra e Rayo Vallecanos ka arritur pikë në kuadër të javës së dytë të Kampionatit të Spanjës. Futbollisti shqiptar Ivan Balliu nuk u paraqit as një minutë për Vallecanon, në barazimin si vendas me rezultat 1:1 ndaj Alavesit. Në minutën e 48-të, futbollisti Camello kaloi në epërsi me rezultat 1:0 Vallecanon. Alaves shmang humbjen në finish falë golit të Diaz më minutën e 84-të.

Alaves kryeson me 4 pikë, ndërsa Vallecano renditet në pozitën e 9-të me 1 pikë..

Burimi: Bota Sot