Dinamo City ka barazuar 1-1 me Pafos në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Conference League. Një rezultat që e lë të hapur garën për kualifikimin, me gjithçka që do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Pas një pjese të parë pa gola, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, sfida u zhbllokua në minutën e 79-të.
Fadairo shënoi për Dinamo City, duke ndezur atmosferën në “Elbasan Arena” dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës shqiptare. Megjithatë, epërsia e bluve zgjati vetëm pak minuta. Pafos fitoi një 11-metërsh dhe Lele u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 82-të, duke vendosur shifrat në 1-1. Dinamo City tentoi deri në fund të rikthehej në avantazh, por rezultati nuk ndryshoi.
Pas 90 minutave të para, skuadra shqiptare merr një barazim që e mban plotësisht në garë për një vend në fazën e ligës së UEFA Conference League. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 27 gusht, në , ku Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë mundësinë për të vijuar aventurën europiane dhe për të siguruar një tjetër arritje të rëndësishme për futbollin shqiptar.
