U kafshua nga gjarpri në Valbonë, turistja australiane rrëfen

0%

Një aventurë në malet e Valbonës u kthye në një situatë jetë a vdekjeje për vrapuesen australiane të shtigjeve, Amy Lecons, e cila më u kafshua nga një gjarpër helmues teksa po kryente një vrapim në një nga shtigjet e zonës. Lecons, e cila jeton në Zelandën e Re, ndodhej në Valbonë dhe kishte planifikuar një vrapim rreth 90-minutësh.

Por 90 minutat u kthyen në 3 ditë plot ankth dhe fikë, pasi u pickua nga një gjarpër helmues. Lecon e gjeti veten të bllokuar në një shteg të largët, pa shpresë për shpëtim pasi sipas saj, nuk mund të kontaktonte urgjencën në numrin 112. “E kuptova menjëherë se më kishte kafshuar një gjarpër, ndërsa ndjeva një dhimbje të fortë në kyçin e majtë të këmbës.

Sikur në një film të ngadaltë, pashë gjarprin poshtë këmbëve të mia ndërsa u përplasa sipër dhe ngadalësova derisa u ndala.”– tha ajo në një intervistë për median britanike “Truth Times”. Lecons arriti ta filmonte gjarprin me telefon, me shpresën që pamjet do të ndihmonin në identifikimin e tij. Më pas u ul në shteg dhe u përpoq të qëndronte sa më e palëvizshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy telefonata në 112 përfunduan pa zgjidhje Në orën , Lecons telefonoi numrin shqiptar të emergjencës 112. “Telefonata zgjati më pak se një minutë para se të më mbyllnin telefonin”, tregon ajo. Sipas saj, kërkoi të komunikonte me dikë që fliste anglisht, por nuk arriti të kuptonte se çfarë po i thuhej dhe telefonata përfundoi.

Vetëm dy minuta më vonë, në orën , ajo telefonoi të atin në Australi përmes ËhatsApp. Babai i saj, Robert Lecons, është mjek familjeje në një zonë rurale të Australisë së Jugut. Ai e udhëzoi vajzën se çfarë duhet të bëntë në ato kushte. Amy i dërgoi gjithashtu vendndodhjen e saktë përmes aplikacionit Ëhat3Ëords.

Më pas babai kontaktoi shërbimet australiane të emergjencës, ndërsa Amy provoi sërish të telefononte 112. Edhe telefonata e dytë, sipas saj, përfundoi pas 53 sekondash. “Jam shumë i shqetësuar nga mënyra se si u trajtuan telefonatat e Amy-t në 112. Ia kishin mbyllur telefonin dy herë”, tha Robert Lecons. Pa pasur furnizime të duhura mjekësore në dispozicion, ajo improvizoi.

“Pa fashot e duhura kompresive, hoqa çorapet dhe bluzën pa mëngë dhe i lidha rreth zonës së kafshimit sa më mirë që munda për të imobilizuar gjymtyrën.” Një tjetër problem që turistja shpreh është se në shtegun ku ishte bllokuar, ishte krejt e vetme.

“Gjatë gjithë kohës, kërkoja ndihmë nëpër luginë, por askush nuk më përgjigj dhe as nuk më gjeti në shteg.” Kontakti me Interpolin Pas rreth 15 minutash, ajo vendosi që një kontakt lokal mund të ishte më efektiv sesa linja e emergjencës dhe telefonoi pronarin e hotelit në Shkodër, ku kishte qëndruar së fundmi.

“Ai u përgjigj menjëherë, e kuptoi ashpërsinë e situatës dhe filloi të telefononte përreth. Nuk e kuptova deri disa javë më vonë se ishte ai që kishte njoftuar Klinikën Verore të Valbonës, pasi shërbimet australiane të emergjencës po lidheshin gjithashtu me Interpolin në të njëjtën kohë.”- tha ajo. Sipas Lecons, një ambulancë u dërgua rreth 25 minuta pas kafshimit.

Meqenëse ajo ndodhej në një shteg të largët, ekipit të ndihmës iu deshën edhe 30 minuta të tjera për ta arritur, të ndjekura nga një orë tjetër përpara se ajo të arrinte në spitalin në Bajram Curri, ku iu dha anti-helmi. Kushtet ne spital Lecons u ndal të fliste edhe për kushtet e spitalit në Bajram Curri, ku sipas saj kishte disa probleme.

“Siç u përmend në videot e mia, kaloi një ditë para se të më jepnin letër higjienike, pasi ata pretenduan se nuk kishin në dispozicion. Ditën e dytë, stafi tha se duhej të gjeja dikë që të më blinte furnizimin tim me akull, pasi spitalit i kishte mbaruar edhe ky furnizim”, tha ajo, duke vënë në dukje se spitali ndodhej në një qytet me qasje të lehtë në dyqane.

“Më duhej të bëja nevojat në shtrat. Nuk prisja të merrja të njëjtin trajtim si ai në Australi apo Zelandën e Re, por spitalet duhet të jenë në gjendje të ofrojnë një shërbim të përshtatshëm dhe sigurisht, përpara se të nxjerrim një përfundim se sa i mirë ishte trajtimi që mora, duhet të ketë një diskutim rreth asaj pse spitaleve u mungojnë këto gjëra.”- shton më tej ajo.

Si u pasqyrua lajmi? Më tej Lecons ndalet tek mbulimi që iu bë historisë së saj në mediat shqiptare, që sipas saj kanë raportuar mbi ngjarjen por pa e kontaktuar atë vetë.

“Ajo që më shqetësoi ishte se media kishte marrë fragmente nga pjesët më të mira të historisë sime dhe i kishte përdorur ato për të krijuar një narrativë shumë të plotë pa trajtuar disa nga çështjet e rëndësishme që ekzistojnë në sistemin e kujdesit shëndetësor.”- shprehet ajo.

Ajo vuri në dukje se Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ndau historinë e saj, duke e përshkruar atë si një person që po shërohej plotësisht. “Për fat të mirë, tani jam shëruar mrekullisht, por në atë kohë nuk isha në gjendje të ecja dhe e ardhmja ishte e paqartë pasi nuk më ishte dhënë asnjë këshillë shëndetësore kur dola nga spitali.”- tha ajo.

Mesazhi i turistes Ajo e lidhi mbulimin e ngjarjeve me momentin më të gjerë politik të Shqipërisë. “Aktualisht, në të gjithë Shqipërinë po zhvillohen protesta të vazhdueshme për qëndrueshmëri, anti-korrupsion dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve.

Pasi zhvillova biseda me njerëzit përreth meje, mësova se mënyra më e mirë për të ndihmuar popullin e Shqipërisë nuk ishte thjesht të theksoja mikpritjen e shqiptarëve, por në fakt të thoja të vërtetën e përvojës sime në sistemin e kujdesit shëndetësor si turist.” Ajo shtoi: “Një vend nuk mund t’i mbështesë turistët nëse nuk mund t’i mbështesë më parë njerëzit e vet.”

Burimi: Bota Sot