Deri në 1 orë e 40 minuta po presin mërgimtarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Dheu i Bardhë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 1 orë e 30 minuta. Pritje deri në 15 minuta janë raportuar edhe në pikën kufitare në Muçibabë.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova variojnë nga 3 deri në 10 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
