Interi ka siguruar marrëveshjen për të transferuar Kërtis Xhouns nga Liverpuli dhe kësisoj, do të ketë lojtarin e mesfushës që i kërkonte Kristian Kivu. Por ky afrim, sjell një telash tjetër. Vendet në mesfushë tani bëhen me “pikatore” për lojtarë të tjerë të cilët kërkojnë hapësira. Shembulli konkret është ai i Asllanit, i cili është lënë plotësisht jashtë planeve të klubit.
Por ai nuk është i vetmi, pasi Interi ka një telash më të madh në duar, që quhet Aleksander Stankoviç. Interi e çoi te Bryzh dhe pastaj u detyrua ta riblinte për 23 milionë euro. Në fillimin e merkatos, refuzoi 40 milionë euro për të nga një klub anglez që ishte shumë i interesuar.
Por tani mesfushori i del tepër dhe duhet t’i gjejë një sistemim me shpejtësi, gjë që nuk do jetë edhe aq e thjeshtë të realizohet në ditët e mbetura të merkatos së verës, ku shumë klube kanë kryer lëvizjet e tyre kryesore dhe tashmë merren vetëm me “arnime”.
