Mesfushori anglez, Curtis Jones sapo ka mbërritur në Milano dhe është gati të bëhet lojtari më i ri ri i Interit. Nesër (e premte), më 21 korrik, mesfushori anglez do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Nerazzurrët.
Më pas ai do të udhëtojë për në Qendrën e Mjekësisë Sportive CONI për të marrë certifikatën e tij të përshtatshmërisë sportive dhe procesi do të përfundojë me nënshkrimin e kontratës së tij. @Inter , Curtis Jones è arrivato a Linate pic.twitter.com/nQhPLUeG6Q — Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 20, 2026 Jones po transferohet te Interi nga Liverpooli për një tarifë fikse prej 30 milionë eurosh plus 4-5 milionë euro në bonuse dhe 10 për qind të shitjes së ardhshme.
Interesi i Nerazzurrëve për mesfushorin ishte shfaqur që në afatin kalimtar të janarit dhe, pas muajsh pune, marrëveshja është finalizuar. Ndryshe, gjatë kësaj vere, Interi ka nënshkruar edhe me Ivan Provedel, Alesandar Stankovic, John Stones dhe Djed Spence.
