Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të

0%

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia synojnë të delegjitimojnë dhe diskreditojnë shtetësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë përpjekje edhe me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

Në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, dhënë ekskluzivisht për Debat Plus, Thaçi ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas tij, fokusi është zhvendosur drejt Këshillit të Evropës.

“Liria dhe ndërtimi i pavarësisë së Kosovës ishte e pakapërdishme për Serbinë dhe Rusinë. Pasi dështuan ta delegjitimojnë pavarësinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ata iu drejtuan Këshillit të Evropës. Synimi serbo-rus është i qartë: të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për procesin gjyqësor në Hagë, Thaçi ka thënë se Prokuroria Speciale po u jep peshë dëshmive që ai i konsideron të fabrikuara nga periudha e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se Prokuroria po i anashkalon dëshmitë e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, të cilët sipas tij kanë pasur rol të drejtpërdrejtë në zhvillimet e Kosovës gjatë luftës dhe pas saj.

“Prokuroria po lartëson dëshmitë e fabrikuara nga epoka e regjimit të Millosheviqit; në anën tjetër mohon dëshmitë dhe argumentet e zyrtarëve të lartë të SHBA-së, NATO-s, Britanisë së Madhe, OKB-së, OSBE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Zyrtarët ndërkombëtarë ishin sytë dhe veshët e Perëndimit në Kosovë”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur edhe për dëshmitë e zyrtarëve ndërkombëtarë në sallën e gjyqit, duke thënë se prania e tyre në proces, sipas tij, tregon një obligim moral për të dëshmuar atë që kanë parë dhe përjetuar gjatë periudhës së luftës në Kosovë. “Ata, erdhën me lejen e qeverive të tyre. Nuk është e lehtë që këto personalitete të spikatura të ulen në një sallë të tillë gjyqi.

Erdhën vullnetarisht dhe e deklaruan vetë arsyen e tyre për të dëshmuar. Kuptova se ata po e shihnin se diçka e gabuar, po ndodhte në këtë proces. Po ndienin obligim moral të thoshin të vërtetën”, ka deklaruar Thaçi./RTVDukagjini.

Burimi: Telegrafi