Thaçi: Armën e kam urryer gjithmonë – por çka të bëjmë, Serbinë e

0%

Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka rrëfyer një nga momentet e udhëtimit të tij nga Kosova drejt Parisit, në mars të vitit 1999, për të marrë pjesë në procesin e negociatave për marrëveshjen e Rambujesë.

Thaçi ka treguar se, para nisjes, e kishte informuar ekipin amerikan që vepronte në Kosovë për vendimin e tij për të udhëtuar drejt aeroportit përmes territorit të kontrolluar nga forcat serbe. Sipas tij, ai kishte vendosur vetëm një kusht për këtë udhëtim. “Për vendimin tim, shpejt e informova ekipin amerikan që vepronte në Kosovë.

Por me një kusht: gjatë rrugës do të jem i pajisur me teknikën time vetëmbrojtëse, amerikanëve kjo çështje nuk u prishi fare punë”, ka rrëfyer Thaçi për TV Dukagjini. Ai ka treguar se amerikanët kishin kërkuar vetëm që ai të ishte i veshur me rroba civile. “Edhe ashtu isha veshur në xhinse dhe me xhaketë”, ka thënë Thaçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke folur për raportin e tij me armët dhe uniformën ushtarake, ai ka deklaruar se nuk kishte qenë ithtar i tyre. “Personalisht kurrë nuk kam qenë ithtarë i uniformës ushtarake; armën e kam urryer gjithmonë, por çka të bëjmë, Serbinë e kishim mbi kokë. U bëmë luftëtarë, segmentet e gjithë shoqërisë kosovare, me ose pa”, është shprehur Thaçi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com