“Nga sheshi na largon vetëm dorëheqja e Ramës”- Dita e 82 e

0%

Në ditën e 82-të të protestës qytetare, një prej aktivistëve ka deklaruar se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, gjatë 82 ditëve të protestave janë paraqitur dhjetëra kërkesa, por protestuesit nuk do të negociojnë për çështje të tjera pa u realizuar fillimisht dorëheqja e qeverisë.

Ai renditi disa prej kërkesave të tjera të protestuesve, mes tyre anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e “paketës së maleve”, ndryshimin e ligjit për investimet strategjike, si dhe ndryshimin e sistemit. “Qëllimi i pari dhe kryesori është dorëheqja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Ramës.

Për 82 ditë me radhë janë artikuluar me dhjetëra kërkesa, por kërkesa kryesore nga e cila ne nuk lëvizim për asgjë është dorëheqja e qeverisë. Ne kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, kërkojmë shfuqizimin e paketës së maleve, ligjin për investimet strategjike, por kërkojmë edhe ndryshimin e sistemit. Por pa u dorëhequr Edi Rama ne nuk negociojmë asnjë kërkesë tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fillimi i realizimit të cdo kërkese që kemi është dorëheqja e Ramës. Cdo kërkesë do arrijë të plotësohet në momentin që jep dorëhqjen Edi Rama për ti hapur rrugën një qeverie tranzitore me mandat 12 mujor që do bëjë të mundur ndryshimet ligjore dhe kushtetuese”, tha një aktivist, i cili theksoi se “nga sheshi nga largon vetem dorëheqja e Rames”.

Burimi: Bota Sot