Sveçla: Arsenali i armëve u kap në afërsi të zonave të varrezave

0%

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se arsenali i armëve i prezantuar nga Policia e Kosovës është gjetur në zonat përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok. Në një konferencë për media, Sveçla tha se armatimi është hasur pranë zonave ku janë gjetur mbetjet mortore të 23 personave, në tri lokacione të ndryshme.

“Sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i tri varrezave masive ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve që u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit edhe në veri, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi institucional. Zbulimi i varrezave masive ka nxjerrë në pah dimensionin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Veriu i vendit pos që ishte skenë e krimeve, maltretimeve… u shfrytëzua edhe për fshehje të trupave”, ka thënë Sveçla. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com