Sveçla: Armatimi është gjetur në zonat ku u zbuluan varrezat masive

0%

Armë, municione e pajisje ushtarake janë gjetur në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se gjetja dhe sekustrimi i këtij arsenali armësh është rezultat i një operacioni të madh i institucioneve të rendit e ligjit.

Sveçla tha se armatimi është gjetur pikërisht në zonat ku ditëve të fundit janë zbuluar varrezat masive të 23 personave. “Ky arsenal armësh e mucionesh e pajisjeve ushtarake është gjetur përreth fshatrave afër Kalludrës së Zubin Potokut. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar eshtra të 23 personave.

Sekustrimi dhe zbulimi i këtij arsenali armësh ka ardhur si rezultat i një operacioni të gjerë. Serbia ka investuar që veriu i Kosovës të mos stabilizohet kurrë, rrjedhimisht të mbetet zonë e sigurt krimi dhe rezistente ndaj institucioneve të Kosovës”- tha ndër të tjera Sveçla. Ai tha se armatimi i sekustruar është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Armatimi ëshë gjetur në 12 lokacione të ndryshme ai sot do ti nënshtrohet analizave të detjuara me qellim përcaktimi të origjinës”- tha ministri në detyrë. Sveçla tha se mbetjet mortore të 23 personave në Zubin Potok janë gjetur në 3 lokacione të ndryshme, 13 mbetje janë gjetur në lokacionin e parë, 4 mbetje në lokacionin e dytë dhe në lokacionin e tretë janë gjetur 6 mbetje mortore.

Burimi: Kallxo