Sot pritet të përfundoj procesi i gërmimeve në Zubin Potok, janë

0%

Të enjten më , pritet të përfundoj procesi i gërmimit për varre masive në Zubin Potok, ku në tri lokacione të ndryshme në fshatrat Kalludër dhe Jabukë janë gjetur mbetje të 23 personave. Mbetjet dyshohen të jenë të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryesusesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani në një deklarim për KALLXO.com bëri të ditur se sot pritet të bëhet zhvarrosja e tre trupave të fundit nga lokacioni i dytë në Kalludër dhe të përmbyllet procesi. “Janë gjetur, janë konstatu mbetje të 23 personave, por jo të gjithë janë zhvarrosur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, IML.

Deri tash janë zhvarrosur 20, tre të fundit janë sot, dhe po shpresojmë që sot përmbyllet ky proces” – deklaroi ai. Limani bëri të ditur edhe sa trupa u gjetën në secilin nga tre lokacionet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në loacionin e parë në Kalludër janë gjetur 13 dhe janë dërguar në IML, në lokacionin e dytë në Jabukë janë gjetur 4 dhe janë dërguar në IML, kurse në lokacionin e tretë, në Kalludër po ashtu,-300-400 metra vijë ajrore nga ai i pari, janë gjetur 6 trupa, 3 janë nxjerrë dhe 3 pritet të nxirren sot dhe të dërgohen në IML” – shtoi tutje ai.

Sipas Limanit, me sot përfundon procesi i gërmimit në Zubin Potok pasi nuk kanë informacione tjera për varre: “është edhe një familje 4 antarëshe, por ata nuk janë me këtë grup”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të mërkuren, përmes një komunikate për media bëri të ditur se ekipet e Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore, të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve.

“Identifikimi i plotë do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse”, u tha në njoftim Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit.

Dyshohet se bëhet fjalë për “23 intelektualët” të cilët sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë. Procesi i gërmimit/zhvarrimit në dy fshatrat në Zubin Potok nisi më 28 korrik. Që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë vazhdojnë të jenë të zhdukur mbi 1,500 persona.

Me 11 identifikimet që janë kryer në muajin mars 2025, aktualisht sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë janë edhe 1,577 persona të cilët konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera edhe në luftërat në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni KËTU .

Burimi: Kallxo