Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka kërkuar paraburgim ndaj tre të dyshuarve, Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Fajdeja”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”. Kjo u konfirmua për median nga Gjykata Themelore e Prizrenit përmes zëdhënësit Marcel Lekaj. “Po, kërkesën e kemi pranuar.
Është regjistruar rreth orëve të mesnatës. Seanca ndaj tyre ka filluar nga ora dhe besoj brenda afatit ligjor do të cakohet edhe masa nga gjyqtarja”, tha Lekaj.
