Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Nenad Shoshtariq, ka publikuar listën e hendbollisteve për Lojërat Mesdhetare. Për shkak të obligimeve në klubet e tyre, mungojnë shumica e lojtareve të Kombëtares A. Kështu rastin do ta kenë hendbolliste të reja, që vlerësohen me potencial për të ardhmen.
Ndonëse konkurrenca vlerësohet e fortë, gara e hendbollit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, do të jetë përvojë e çmuar për hendbollistet tona të reja, shumica prej të cilave janë të klubeve të vendit. Ndeshja e parë e Kombëtares sonë është ndaj Algjerisë, të shtunën nga ora . Më pas vajzat tona luajnë me Greqinë, Italinë, Tunizinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kosova për herë të parë garon në Lojëra Mesdhetare në hendboll. Eksperti i njohur kroat, Nenad Shoshtariq u emërua të mërkurën përzgjedhës i Kosovës. Lista 1. Albina Pllana KHF Samadrexha 3. Elsa Shala KHF Istogu 5. Aurea Konjuvca FA Göppingen (GER) 8. Ardiola Surdulli KHF Samadrexha 19. Aulona Maloku KHF Samadrexha 20. Vanesa Kastrati Vlug en Lenig (NED) 23. Elsa Kongjeli KHF Ferizaj 26.
Ariona Dushica Anderstorps SK (SWE) 27. Arjeta Imeraj KHF Tereza 28. Marisa Berisha KHF Shqiponja 33. Aurora Kryeziu FSV Mainz05 (GER) 35. Lorena Matarova KHF Ferizaj 37. Samanda Konjuhaj KHF Besa 55. Orgesa Gola KHF Shqiponja 77. Angjelina Krasniqi Oppsal IF (NOR)