Diego Moreira (22), mbrojtësi i majtë i Strasburgut dhe reprezentues i Belgjikës, ka kaluar te Milani. Klubi italian do të paguajë 50 milionë euro dëmshpërblim fiks, ndërsa Strasburgu mund të përfitojë edhe 16 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Në marrëveshje është përfshirë gjithashtu edhe një përqindje për klubin francez nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Nga ky transferim do të përfitojë edhe Chelsea, pasi Moreira u largua nga klubi londinez drejt Strasburgut dy vite më parë për rreth 8.5 milionë euro, duke përfshirë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme. Chelsea ka një klauzolë të tillë dhe pritet të përfitojë financiarisht nga transferimi i tij te Milani.
Moreira ka luajtur 76 ndeshje për Strasburgun, duke shënuar 7 gola dhe duke asistuar për 16 të tjerë. Ai ka edhe paraqitje me kombëtaren e Belgjikës dhe ishte pjesë e ekipit në Botërorin e fundit. Transferimi te Milani është zyrtarizuar dhe Moreira ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2031.
