Pushoi 900 persona, tani humbi vetë vendin e punës

0%

Një drejtor ekzekutiv që bëri bujë për shkarkimin e 900 punonjësve në një telefonatë në Zoom të kompanisë pak para Krishtlindjeve, tani është pushuar nga puna dhe është zëvendësuar.

Vishal Garg, drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë së teknologjisë financiare Better, thuhet se është pushuar nga puna dhe është zëvendësuar nga një menaxher fondesh spekulative i cili iu bashkua bordit të kompanisë vetëm një javë më parë, transmeton Telegrafi.

Garg, i cili u përball me reagime negative kur pushoi qindra punonjës para Krishtlindjeve në vitin 2021 në kompaninë digjitale të hipotekave, ka thënë se ndihet i mashtruar nga ky veprim. Ai u pushua nga puna nga Better më 3 gusht, sipas CNN, përpara se menaxheri i fondeve spekulative Daniel Lewis të emërohej si drejtor ekzekutiv i përkohshëm i kompanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Garg i tha CNN: “Ai tha se i pëlqente strategjia e kompanisë. Na vlerësoi në X dhe e përdori këtë për t’u futur në bordin tonë dhe për të fituar besimin tonë”. Kompania pati shumë pengesa nën drejtimin e Garg, duke përfshirë përmbytjen me vlerësime negative pas pushimeve masive nga puna.

Shitjet ranë nga 1.5 miliardë dollarë në vitin 2021 në 70 milionë dollarë në vitin 2023, megjithëse Garg tha se Better ishte në objektiv për të arritur 200 milionë dollarë shitje këtë vit. “Po fitojmë. E kemi trefishuar vëllimin e kredisë. Jemi afër fitimprurës. Ishim në vijën e 5 jardëve pasi e morëm topin deri në fund të fushës nga ana tjetër”, tha ai.

Burimi: Telegrafi