Egnatia luan sot në orën ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Europës, ku përballet me norvegjezët e Lilestrom. Ekipi rrogozhinas e nis ndeshjen pa dy lojtarë të rëndësishëm në formacion, pasi Ndreca është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në turin paraardhës. Ndërsa Haime mungon dhe nuk figuron as në stolin e rezervave.
Kjo ka bërë që trajneri Nevil Dede të zgjedhë Jago në të majtën dhe Smajlin në të djathtën si dy krahët e rreshtimit 3-5-2 me të cilin rrogozhinasit pritet të luajnë këtë sfidë.
