Leao me mesazh të qartë për Milanin

0%

Rafael Leao vazhdon i qetë punën te Milani, edhe pse e di se tashmë është kthyer në një lloj të padëshiruari në radhët e kuqezinjve. Megjithatë, futbollisti portugez duket se i ka idetë e qarta për të ardhmen. Mediat turke raportojnë nga burime pranë lojtarit se ky i fundit ka një ide shumë të qartë për të ardhmen.

Bëhet e ditur se portugezi u ka komunikuar kuqezinjve se, nëse do të largohet gjatë kësaj vere, do ta bëjë vetëm për të shkuar te Galatasaray, i cili e kërkon prej kohësh me ngulm. Ai ka refuzuar oferta të rëndësishme edhe nga Arabia Saudite, ku do të përfitonte një rrogë marramendëse, por nuk i ka thënë “jo” mundësisë për t’iu bashkuar klubit kampion në Turqi.

Përndryshe, Leao ka bërë të qartë se do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e Milanit, për të ndihmuar këtë klub të rifitojë shkëlqimin e humbur, për të cilin ka kontribuar jo pak edhe vetë, për të cilën ka kontribuar jo pak edhe vetë forma zhgënjyese e futbollistit në këto vite.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot