Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim të konsumatorëve. Sipas njoftimit të Policisë “mashtrimi ka ndodhur në atë mënyrë që një person së bashku me familjen e tij kishte blerë bileta udhëtimi me aeroplan për destinacionin Hamburg–Prishtinë dhe anasjelltas në vlerë prej 1 mijë e 150 euro gjatë muajit korrik 2026”.
Policia ka theksuar se përkundër pagesës së biletave viktimat nuk kanë mundur ti realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim. “Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1 mijë e 600 euro”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari si personi përgjegjës është intervistuar fillimisht me datën , ku në konsultim me prokurorin, i është dhënë kohë dhe mundësi për të riparuar dëmin e shkaktuar.
Sot, më , Policia njofton se i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit të tij mbrojtës dhe meqenëse i njëjti nuk e ka riparuar dëmin e shkaktuar, ai është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
