Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër, ku për pasojë mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Mësohet se autor i plagosjes është shtetasi Pjerin Bitani dhe shkak dyshohet se ka qenë një debat për kamerat e sigurisë. I plagosuri është transportuar për në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i Policisë: Rreth orës , në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
