Milani e refuzoi propozimin e parë

0%

Porto dhe Milani i kanë rikthyer kontaktet direkte për ta diskutuar transferimin e Santiago Gimenezit. Sipas informacioneve të ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kontaktet mes dy klubeve janë intensifikuar sërish pas refuzimit të ofertës së parë të paraqitur nga klubi portugez.

Propozimi fillestar i Portos e parashikonte huazimin e Gimenezit me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro. Kjo e drejtë blerjeje do të shndërrohej në detyrim për blerje në rast se do të arriheshin disa kushte të caktuara, të lidhura kryesisht me numrin e golave dhe paraqitjeve të sulmuesit meksikan. Milani, megjithatë, e ka refuzuar këtë formulë.

Klubi italian nuk duket i bindur nga kushtet e propozuara nga Porto dhe e kërkon një zgjidhje që ta mbrojë më mirë investimin e bërë për Gimenezin. Sulmuesi meksikan iu bashkua Milanit në janar të vitit 2025 nga Feyenoord, por aventura e tij në “San Siro” nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gimenez nuk ka arritur të tregojë te Milani të njëjtin nivel që e kishte shfaqur në Holandë, ndërsa tashmë e ardhmja e tij në klubin kuqezi është seriozisht në dyshim. Porto, nga ana tjetër, po kërkon të përfitojë nga situata dhe e ka identifikuar Gimenezin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofanziv.

Për momentin, negociatat vazhdojnë, ndërsa të dy klubet duhet ta gjejnë një marrëveshje për formulën dhe kushtet financiare të operacionit. Porto e ka bërë lëvizjen e parë, por Milani ka thënë jo. Tani mbetet për t’u parë nëse klubi portugez do të rikthehet me një ofertë të re që mund ta bindë gjigantin italian për të lejuar largimin e sulmuesit meksikan.

Burimi: Bota Sot