Mungon në Holandë

0%

Isak Haxhar i Red Bullit do të mungojë në Çmimin e Madh të Holandës këtë fundjavë, pasi ka dëmtuar kyçin e dorës gjatë pushimit veror.Francezi do të zëvendësohet nga Liam Losoni nga Zelanda e Re, i cili zakonisht garon për skuadrën e dytë të Red Bullit, Racing Bulls.

Në vend të Losonit te Racing Bulls do të garojë japonezi Juki Kunoda, piloti rezervë i Red Bullit, i cili u largua nga skuadra kryesore në fund të sezonit të kaluar. Mësohet se Haxhari ka thyer kyçin e dorës gjatë një seance boksi. Promovimi i Losonit, edhe pse i përkohshëm, është një mundësi për të korrigjuar paraqitjet zhgënjyese në dy garat e tij me Red Bullin në fillim të sezonit 2025.

Losoni pritej të garonte përkrah Maks Vershtapenit gjatë gjithë sezonit të kaluar, por u rikthye te Racing Bulls pas dy Çmimeve të para të Mëdha, pas dy paraqitjeve jo bindëse. Red Bulli ka kaluar një gjysmën e parë të vështirë të sezonit 2026, ndërsa katër herë kampioni i botës, Verstapeni, ende nuk ka arritur të fitojë asnjë garë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Holandezi e mbylli sezonin 2025 vetëm dy pikë pas kampionit të botës, Lando Norris të MekLarenit, pas një rikthimi mbresëlënës në gjysmën e dytë të sezonit, gjatë së cilës ai rikuperoi më shumë se 100 pikë ndaj kreut të kampionatit. Rezultatet më të mira të Vershtapenit deri tani këtë vit janë dy vendet e dyta në Çmimin e Madh të Austrisë dhe Çmimin e Madh të Hungarisë.

Vershtapeni do të garojë këtë fundjavë për herë të fundit në Çmimin e Madh të shtëpisë së tij. Gara në qytetin bregdetar të Zandvortit do të largohet nga kalendari pas këtij sezoni, pasi organizatorët nuk janë më në gjendje ta bëjnë eventin financiarisht të qëndrueshëm.

Burimi: Bota Sot