Liverpool ka hyrë zyrtarisht në garë për Carlos Baleba, në një zhvillim të papritur që mund të ndryshojë tërësisht situatën për mesfushorin e Brighton. Sipas raportimeve, Liverpool ka kontaktuar drejtpërdrejt Brightonin vetëm pak orë pasi Manchester United dorëzoi një ofertë prej 60 milionë funteve plus 5 milionë funte bonuse për 22-vjeçarin.
Por detaji më i rëndësishëm është se Baleba i ka bërë të ditur Brightonit se preferenca e tij e qartë është Liverpooli, përpara Manchester United. Tashmë, drejtuesit e Liverpoolit po përgatisin ofertën zyrtare për të përputhur kërkesën e Brightonit, duke e kthyer këtë transferim në një garë të drejtpërdrejtë mes dy gjigantëve anglezë.
