Mirëmbahen hapësirat publike në disa shkolla të Obiliqit

0%

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se kanë vazhduar angazhimin në mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa shkolla të Komunës së Obiliqit. Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit janë realizuar punë të ndryshme, përfshirë pastrimin dhe rregullimin e hapësirave përreth shkollave, mirëmbajtjen dhe renovimin e pjesëve të nevojshme, si dhe kositjen e sipërfaqeve të gjelbra.

Ndërhyrjet janë realizuar në SHFMU “Migjeni” në Sibovc, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq, SHFMU “Pandeli Sotiri” në Plemetin dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Raskov. Nga NPL “Kastrioti” është bërë e ditur se këto aktivitete synojnë krijimin e një ambienti më të pastër, të rregullt dhe më të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.

Burimi: Telegrafi