KRU “Mitrovica” ka njoftuar se do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të rajonit. Sipas njoftimit të kompanisë, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Parkun “Nysret Tahiri”, si dhe në rrugët “Ukshin Kovaqica”, “Xhafer Deva”, “Kuvendi i Arbërit” dhe “Mbretëresha Teuta”.
Intervenime do të ketë edhe në fshatrat Rahovë, Stan Tërg dhe Frashër. Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punimet janë paraparë në rrugët “Lumi”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Hamëz Jashari” dhe “Ali Osmani”, si dhe në fshatin Bërrnjakë. KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Kompania rekomandon që në këtë rast uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.
