Lodrat nëpër disa kënde të lojërave nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës janë të dëmtuara derisa disa banore ankohen edhe për mungesë të mirëmbajtjes e me raste edhe mungesë të ndriçimit në mbrëmje. KALLXO.com ka vizituar disa parqe për gjendjen e këndeve të lojrave për fëmijë, në disa lokacione: në Rrugën “Xheladin Rekaliu”, dy hapësira të tjera në Parkun e Ulpianës afër Fontanës.
Për një tjetër park në rrugën “Hajdar Dushi” afër “Choop Sandwich”, përveç lojërave të dëmtuara është ngritur shqetësim edhe për mungesën e ndiçimit. Purku në rrugën “Xheladin Rekaliu”, Foto: Fortesa Halili/KALLXO.com Banori Trim Gjigolli foli për KALLXO.com se interesi i fëmijëve për të dalë dhe për të luajtur në park është i madh, por sipas tij, kushtet nuk janë të përshtatshme.
“Interesi për me dalë me lujtë në park është i madh, po lodrat nuk janë adekuate. Nuk ka mjaftushëm për me lujtë edhe këto që janë, janë shumë të dëmtuara”- tha Gjigolli. Këndi i lojërave në lagjen Ulpiana, Foto: Fortesa Halili/KALLXO.com Po ashtu, ai shtoi se problem paraqet edhe mungesa e ndiçimit në këto hapësira, veçanërisht për banorët që e shfrytezojnë parkun në orët e mbrëmjes.
Ndërkaq qytetarja Vjosa Shala, e cila frekuenton parkun në rrugën “Xheladin Rekaliu”, thotë se në këtë hapësirë mungojnë edhe hulajat, ndërsa mungesa e rrethojave ua vështirëson prindërve mbikëqyrjen e fëmijëve.
Këndi i lojërave në rrugën “Xheladin Rekaliu”, Foto: Fortesa Halili/KALLXO.com Sipas Shalës, fëmijët mund të dalin lehtësisht në rrugën kryesore, ndërsa shqetësim tjetër janë qentë endacakë që, sipas saj, shihen shpesh në këtë zonë sidomos natën. Shala ka ngritur shqetësim edhe per copat e xhamit të thyera që gjenden ne tokë dhe sipas saj mund të paraqesin rrezik për fëmijët.
“Ka copa xhami të thyera në tokë. Fëmijët ulen me lujtë në zall edhe i kapin xhamat në dorë, ose nëse duan me ecë zbathur nuk ka shans”- tha ajo. Po ashtu, për Shalën problem paraqet edhe papastërtia në park. Shala thotë se parku shfrytëzohet çdo mbrëmje, ndërsa kërkesa e saj për Komunën është që kjo hapesirë të rregullohet.
Parku afër rrugës “Hajdar Dushi”, Foto: Fortesa Halili/KALLXO.com “Prej Komunës pres me i rregullu, se ne e shfrytëzojmë shumë, çdo natë jemi këtu për dy orë”- u shpreh Shala. Më , KALLXO.com i ka dërgaur pyetje Drejtorisë së Parqeve në Komunën e Prishtinës lidhur me gjendjen e këtyre hapësirave, mirëmbajtjen, pajisjet e dëmtuara dha masat që planifikohen për përmisimin e tyre.
Por deri në publikimin e këtij artikulli, KALLXO.com nuk ka marrë përgjigje. Këndi i lojërave në Ulpianë, Foto: Fortesa Halili/KALLXO.com
