Garcia flet për kartonin e kuq të Pajazitit

0%

Në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League në futboll, Hajduku i Splitit barazoi në “Polud” me Rakowin me rezultatin 2:2. Trajneri i Rakow, David Kroczek, ishte i pari që foli: “E nisëm shumë mirë ndeshjen, në përputhje me planin tonë. Mendoj se reaguam shumë mirë pas golit të parë të tyre.

Në pjesën e dytë pësuam atë gol, ndërsa pas kartonit të kuq provuam, përmes sulmeve të organizuara, të arrinim te goli i dytë dhe në fund ia dolëm. Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi. Ishte një transfertë shumë e vështirë, por gjithsesi arritëm të merrnim një barazim në fushën kundërshtare.

Luajtëm kundër Hajdukut, që është një skuadër shumë e mirë, dhe treguam se jemi pjekur dhe mund të përballemi me ta. Të gjithë mendonin se Hajduku do të fitonte, por në fund ne arritëm ta shënonim atë gol”. Edhe trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, dha përshtypjet e tij: “Kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen. Pjesa e parë ishte e fortë, me raste nga të dyja skuadrat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në pjesën e dytë e nisëm mirë dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë. Me kalimin e kohës po humbnim energjinë dhe kaq”. Për kartonin e kuq të Pajazitit, Garcia tha: “Kartoni i kuq i Pajazitit? Ai ishte agresiv, ishte një duel i keq. Deri atëherë kishte zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Ndodh. Ne treguam se nuk jemi humbës. Gjithmonë luftojmë.

Ndonjëherë kemi ditë të mira, ndonjëherë më të këqija”.

Burimi: Bota Sot