Në një rrëfim të sinqertë për Sporty TV, Yan Diomande nuk i ka kursyer fjalët e mëdha kur është pyetur për lojtarin që e frymëzon më së shumti në fushë. Djaloshi tregoi me adhurim se “Cristiano Ronaldo është IDOLI IM, ecja e tij, aura”, duke treguar ndikimin e madh që ylli portugez ka pasur në rritjen e tij. Por për talentin e ri, kjo lidhje shkon përtej admirimit nga ekrani.
I vetëdijshëm për historinë e klubit ku ndodhet dhe peshën e fanellës madrilene që bart sot, ai shtoi plot krenari se “jam mjaft krenar që luaj në të njëjtin klub ku ka luajtur edhe idoli im”, duke e kthyer këtë etapë të karrierës në plotësimin e një ëndrre të madhe të fëmijërisë.
