Atlético Madridi është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Arsenali për Julián Álvarez, por sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të transferohet në Londër.
Sipas raportimit të NoticiaMD , klubi madrilen e konsideron situatën me Álvarez të vështirë për t’u menaxhuar, por vazhdon të preferojë një transferim të tij te Barcelona. Álvarez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atlético Madridi, ndërsa Barcelona mbetet destinacioni i tij i preferuar.
Situata është tensionuar edhe më tej ditët e fundit, pasi sulmuesi nuk ishte në formacionin e Atlético Madridit në ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Malagas. Barcelona vazhdon ta ketë Álvarezin si objektivin kryesor për repartin e sulmit, edhe pse po shqyrton alternativa të tjera për shkak të vështirësive në arritjen e një marrëveshjeje me Atlético Madridin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!