“Arrestoni Ramën dhe Ballukun”- Marshimi i qytetarëve drejt

0%

Gjatë protestës së 82-të qytetare në Tiranë, protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke shoqëruar tubimin me thirrje kundër qeverisë dhe figurave politike. Protestuesit kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisjes aktuale, ndërsa kërkesat për arrestime kanë qenë në fokus të protestës.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Shikoni, dëgjoni, Bulevardi plot, protestën e shqiptarëve nuk e ndalni dot”, “Arrestoni Ramën”, “Arresto Ballukun” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”.

Marshimi ka vijuar në drejtim të Kryeministrisë, ku protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar përgjegjësi për figurat politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot