Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar,

0%

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe i sigurt për konsum, ndërsa në territorin e Komunës mbrëmë në mesnatë përfundoi gjendja 30-ditore e krizës Me këtë, tha ai, përfundon angazhimi dhe mbikëqyrja e drejtpërdrejtë nga pushteti qendror dhe ndërmarrjet shtetërore.

“Me përfundimin e gjendjes së krizës, institucionet e pushtetit qendror, përfshirë edhe NP ‘Ujësjellësi’ nga Shkupi, tërhiqen nga kontrolli i cilësisë së ujit. Tani është radha e pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale që të kujdesen që gostivarasit të vazhdojnë të pinë ujë të pastër dhe të sigurt”, deklaroi Angellov.

Qeveria e shpalli gjendjen e krizës në Gostivar më 20 korrik, pasi pushteti lokal nuk arriti të përballej vetë me ndotjen e ujit të pijshëm dhe epideminë që preku disa mijëra qytetarë. Uji në Gostivar ishte ndaluar për pije që nga 17 korriku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas institucioneve kompetente, ndotja erdhi si pasojë e pompave të vendosura në mënyrë të parregullt nga NP “Komunalec”-Gostivar, përmes të cilave në sistem futej ujë i ndotur. Mijëra qytetarë përfunduan në spital për shkak të helmimit nga bakteret.

Burimi: Telegrafi