Trumpi: E çojmë mirë me Kim Jong-un, sivjet takohemi – ka 57 armë

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, më vonë gjatë këtij viti. Trump tha se ka marrëdhënie të mira me Kim Jong-un dhe se fakti që të dy “e çojnë mirë” është një gjë pozitive. “E njoh shumë mirë Kim Jong-unin dhe ai do të jetë mirë. Përderisa kemi një president të mençur, ai do të jetë mirë.

Nëse kemi një president budalla, atëherë ndoshta nuk do të jetë edhe aq mirë”, deklaroi Trump, raporton Euronews, transmeton Sinjali. Presidenti amerikan bëri edhe një deklaratë për armët bërthamore të Koresë së Veriut, duke thënë se Kim Jong-un ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme . “Ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme. Kjo nuk duhej të lejohej të ndodhte.

Sikur të isha president, nuk do ta kisha lejuar”, tha ai. Trump nuk dha detaje se kur dhe ku do të mbahet takimi me Kim Jong-un. Deklaratat e tij vijnë pak ditë pasi SHBA-ja vendosi të zvogëlojë disa nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, të cilat Trump i kishte cilësuar si të kushtueshme dhe si sinjal të papërshtatshëm ndaj Koresë së Veriut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Takimi i ardhshëm do të ishte i pari mes Trumpit dhe Kim Jong-unit që nga mandati i parë i presidentit amerikan. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com