Probleme me energjinë elektrike në Portin e Vlorës, pengohet procesi

0%

Prej një ore mungesa e energjisë elektrike ka penguar procesin e imbarkimit të rreth 700 pasagjerëve dhe 180 automjeteve në portin e Vlorës. Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një defekt i krijuar gjatë punimeve që po kryhen nga ujësjellësi në zonën pranë portit.

Situata ka sjellë vonesa dhe radhë të gjata, ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e automjeteve kanë mbetur në pritje të rikthimit të energjisë dhe rifillimit të procedurave të imbarkimit. Autoritetet po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të normalitetit në Portin e Vlorës.

Burimi: Bota Sot