Deputetja nga radhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve dhe se Kosova pas tri palë zgjedhjeve, rrezikon të rikthehet sërish në proces zgjedhor. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka ironizuar me arsyetimet e përdorura nga pushteti për mos konstituimin e kuvendit.
“Nga “s’bën qerrja para kalit”, deri te “nuk e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje politike, sepse nëse e bëjmë vendi shkon në zgjedhje” – janë arsyetimet me banale të cilat nga dhjetori i vitit 2024 po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime ”, tha Bajrami. Sipas Bajramit, argumenti se mos konstituimi i Kuvendit po bëhet për të shmangur zgjedhjet është kontradiktor.
“Po nëse nuk e konstituoni Kuvendin, vendi prapë shkon në zgjedhje. Atëherë, çfarë po përpiqeni të shmangni?”, ka shkruar ajo. Më tej në postim ajo ka pyetur Kurtin se pse po e shtynë vecndin vazhimishtdrejt zgjedhjeve të reja.
