Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, megjithatë në disa vendkalime janë krijuar kolona të automjeteve. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën , në pikën kufitare Mu ç ibabë pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa për dalje rreth 20 minuta. Kolona në dalje arrin në rreth 200 metra .
Në Dheu i Bardhë , pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, ndërsa për dalje 5–10 minuta. Në këtë pikë është raportuar kolonë prej rreth 150 metrash në dalje .
Në pikat tjera kufitare, si Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stanqiq dhe Vërmicë, pritjet për automjete janë kryesisht nga 1 deri në 15 minuta, ndërsa kolonat janë minimale ose nuk ka fare. Për kamionë, në shumicën e pikave të kalimit kufitar pritjet janë rreth 3–5 minuta , pa kolona të raportuara.
Të dhënat janë përditësuar në orën . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
