Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të

0%

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e një gruaje të raportuar të zhdukur. Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat, me qëllim që të sigurohet çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj, e lindur më , me vendbanim në lagjen “Brekoc” të Gjakovës. Policia u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj apo ndonjë të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në lokalizimin e saj, që ta raportojnë menjëherë.

Burimi: Telegrafi