Luis Henrique drejt largimit nga Interi

0%

Liverpooli ka vendosur çmimin për mesfushorin Curtis Jones, i cili është në radarët e Interit. Sipas raportimeve nga Italia, “Reds” kërkojnë një shumë të ngjashme me atë që Interi investoi për Spence. Klubi anglez duket se nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e 25-vjeçarit pa një ofertë të kënaqshme.

Jones shihet si një opsion interesant për mesfushën e Interit, por marrëveshja nuk pritet të jetë e thjeshtë. Ndërkohë, situata e Luis Henrique te Interi duket se po merr një drejtim të qartë. Braziliani e ka kuptuar se hapësirat e tij në skuadër janë ngushtuar ndjeshëm. Sipas raportimeve, mesazhi që i është përcjellë lojtarit është i qartë: është më mirë të gjejë një tjetër skuadër.

Luis Henrique nuk duket më pjesë qendrore e planeve të klubit zikaltër për sezonin e ri. Kjo situatë mund të hapë rrugën për një largim të tij gjatë kësaj merkatoje. Interi ndërkohë po vijon të punojë për përforcimin e skuadrës në disa reparte. Në fokus mbetet edhe operacioni për Curtis Jones, për të cilin Liverpooli ka bërë të ditur kërkesat e veta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zikaltrit duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të investojnë shumën e kërkuar për mesfushorin anglez. Merkatoja e Interit pritet të marrë formë të plotë në javët e ardhshme, me largimet që mund të financojnë lëvizjet e reja.

Burimi: Bota Sot