I luajnë si pritës sfidat e para, ja pse Egnatia dhe Dinamo duhet t’i

0%

Egnatia dhe Dinamo do t’i luajnë dy ndeshjet e para përballë Lillestrom dhe respektivisht Pafos në stadiumet e tyre. Do të jetë fillimisht Egnatia që do të zbresë në fushë përballë norvegjezëve në Rrogozhinë, në sfidën që nisë në orën , ndërsa 3 orë më vonë, “blutë” e kryeqytetit do të masin forcat përballë qipriotëve në “Ebasan Arena”, .

Dy ndeshje që në brendësinë e saj vlejnë shumë për hedhjen e një hapi të rëndësishëm për kualifikimin në grupe. Fakti që dy skuadrat e Superiores kanë avantazhin e të qënit pritës, shtuar këtu edhe idenë se stadiumet e tyre mund të kenë kapacitete maksimale nga tifozeritë, shton entuziasmin, si tek ekipi i Nevil Dedes, po ashtu edhe tek ai i Ilir Dajës.

Edhe pse niveli i kundërshtarit që kanë përballë nuk është për t’u nënvlerësuar, Egnatia dhe Dinamo duhet medoemos të bëjnë çmos për të siguruar një rezultat pozitiv dhe që u jep siguri për sfidat në transfertë, aty ku do të vendoset edhe skuadra që do të prekë grupet në këto kompeticione europiane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Topi fillimisht do të shkelmohet në tokën shqiptare dhe kalon pikë së pari në favor të skuadrave tona, ndaj dhe 90 minutat do të jenë një “luftë” e vërtetë në të dyja kampet për të hedhur themelet e kualifikimit historik.

Burimi: Bota Sot