Veprimtari Ramazan Bekteshi ka lavdëruar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për betejat e tij për mbrojtjen e pronës publike, duke e cilësuar si “kampion të tetëfishtë”. Bekteshi ka shprehur gjithashtu dëshirën që Lladrovci të ketë më shumë ndikim politik në situatën aktuale, duke e cilësuar atë si një figurë që mund të kontribuojë për tejkalimin e krizës në vend.
Postimi i tij: LLADROVCI KUNDËR “TË FORTËVE”: HYRI NË BETEJAT E RËNDA DHE DOLI 8 HERË KAMPION! Luftoi kundër uzurpatorëve, bashkëpartiakëve, komandantëve dhe “të fortëve” që tentuan ta përvetësonin pronën shoqërore për interesa e profite personale. Lladrovci e përshkruan kështu betejën për pronën publike: “Ua kam marrë pronat që i kanë marrë me i shfrytëzu.
Ia kam kthyer komunës mbi 50 hektarë. Një pronë të OB Drenicës ua kam marrë që e kanë kaluar te pronari serb, pastaj te një shqiptar. Kanë marrë 3 milionë prej Qeverisë, kanë pritur me marrë edhe më shumë.
Unë ia kam kthyer pronën komunës.” Sot, pas këtyre betejave, Lladrovci ua uron qytetarëve të Drenasit: “Qytetarë të Komunës së Drenasit, qytetarë kampionë, gëzuar titulli i tetë!” Ramizi në politikë ndonjëherë di të jetë i paparashikueshëm.
Por kur bëhet fjalë për interesin e komunës, ai dëshmon se mund të jetë i pamëshirshëm ndaj uzurpatorëve dhe atyre që tentojnë ta përvetësojnë pasurinë publike. Sot, Ramizi dhe Drenasi janë kampionë të tetëfishtë, një arritje mbresëlënëse që kërkon këmbëngulje, përkushtim dhe një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj qytetarëve. Urime, kampion i tetëfishtë! Drenasi, tetë herë kampion! P.S.
Do te doja qe kampioni te kishte me shume influence te partia bllokuese dhe jo bashkepunuese ne keto momente dramatike per vendin.
