Liga Premier bën revolucion: Tifozët do t’i dëgjojnë për herë të parë

0%

Tifozët e Ligës Premier do të mund të dëgjojnë për herë të parë live bisedat mes gjyqtarëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve, duke u bazuar në teknologjinë “Ref Cam” të përdorur sezonin e kaluar, raporton The Times. Ky zhvillim shënon një tjetër hap drejt rritjes së transparencës në gjykimin e ndeshjeve.

Fragmente të përzgjedhura të bisedave do të transmetohen pak çaste pas incidenteve kryesore në një ose dy ndeshje me “Ref Cam” për çdo xhiro. Megjithatë, zbatimi i kësaj risie nuk do të nisë gjatë javëve të para të sezonit. Në mënyrë të rëndësishme, bisedat që lidhen me rishikimet e VAR-it do të mbeten jashtë transmetimit, në përputhje me rregullat aktuale të IFAB-it.

Lukas Brud, përfaqësues i këtij institucioni, ka paralajmëruar se transmetimi i këtyre bisedave mund të krijojë një “përvojë kaotike për shikuesit”, si dhe shqetësime për sigurinë e gjyqtarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Liga do të nisë gjithashtu të publikojë çdo javë vendimet e panelit për incidentet kryesore të ndeshjeve, si dhe citimet e drejtpërdrejta të gjyqtarëve në X, duke hequr dorë nga shpjegimet e përmbledhura që përdorte deri tani./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi