Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të aksidentit të rëndë në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ku si pasojë, dy të rinj kanë humbur jetën. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës .
“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
