Një person është arrestuar në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë. Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I dyshuari, pas inicimit të rastit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Burimi:
Telegrafi
