KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë,

0%

Policia ka njoftuar se të martën në mbrëmje është informuar nga KFOR-i gjerman se e ka ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor. Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe aty ka thënë se bashkë me vëllain kanë qenë duke prerë dru. Edhe i dyshuari i dytë është paraqitur në polici.

Pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “KALIM I ILEGAL I KUFIRIT. Fsh. Zajqevc, Kamenicë / – . Policia ka pranuar një informatë nga KFOR-i gjerman se kanë ndaluar një person afër kufirit Kosovë-Serbi me një traktor.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, i cili ka deklaruar se bashkë me vëllain e tij kanë qenë duke prerë dru. Pas ftesës në stacion ka ardhur edhe i dyshuari i dytë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot