Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në qershor të këtij viti është rritur prodhimi bruto nga hidrocentralet krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025. “Në muajin qershor 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 32.83 GWh, ku krahasuar me qershor 2025, u rrit për 114,51 %.”-thuhet në njoftim.
Burim: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) Sipas ASK-së, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 451.46 GWh ose 1,86 % më e madhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa, konsumi i energjisë elektrike ishte 369.51 GWh ose 21,63 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 14,41 %. Importi i energjisë elektrike në qershor të vitit 2026 ishte 264.37 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 237.98 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Ndërkohë, ASK bën të ditur se pati rënie në prodhimin e thëngjillit në muajin qershor të sivjetmë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2026. “Prodhimi i thëngjillit për muajin qershor 2026 ishte 210.90 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-49,24 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.”-bën të ditur ASK.
Komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Statistikat e Energjisë për muajin qershor 2026, me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, mund ta gjeni KËTU .
