Kërkohej nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet në Rinas

0%

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar në Rinas të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë. Sipas autoriteteve shqiptare, A.Sh., banues në Kukës, u lokalizua dhe u arrestua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Gjatë ndalimit, 32-vjeçari dyshohet se është prezantuar me një identitet tjetër, me qëllim shmangien e identifikimit dhe arrestimit.

Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të vijojë procedurat ligjore për ekstradimin e tij në Kosovë. Rasti është nën procedura të mëtejshme ligjore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com