Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është grabitur një zinxhir ari në Fushë Kosovë. Viktima ka deklaruar se një person i panjohur, në derën e një ashensori, ia ka grabitur nga qafa zinxhirin e arit. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje, më . Pas grabitjes, i dyshuari është larguar me një veturë me targa vendore.
Policia ka njoftuar se viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor pasi ishte e shqetësuar. Ndërsa, pas hetimeve, Polciia njofton se i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar. “I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet tutje në raportin policor.
