Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën, më . Gjatë incidentit, i dyshuari dyshohet se kishte nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por ishte ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave rezulton të jetë i vjedhur. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- shkruan Policia.
