Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në burg 6

0%

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e “Orange Club”, të cilët u arrestuan pas konfliktit të ndodhur pak ditë më parë, ku dhunuan shefi i Krimeve, Mateo Bakalli. Ngjarja u regjistrua rreth orës të mëngjesit në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Sipas policisë, Bakalli po kalonte me automjetin e tij në zonë kur konstatoi një konflikt mes rojeve të sigurisë së lokalit dhe disa personave të tjerë. Efektivi ndërhyri për të ndalur përplasjen, duke u identifikuar si punonjës policie dhe duke u kërkuar personave të përfshirë t’i jepnin fund konfliktit.

Sipas versionit të Policisë, pas ndërhyrjes Bakalli u godit me grushte nga personat e përfshirë në konflikt. Ai reagoi në vetëmbrojtje dhe arriti të njoftonte shërbimet e Policisë për situatën. Forcat e Policisë mbërritën pak minuta më vonë në vendngjarje, duke ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas veprimeve hetimore, gjashtë persona u vunë në pranga, ndërsa çështja kaloi në Gjykatën e Sarandës, e cila ka vendosur që ata të qëndrojnë në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive vijojnë.

Burimi: Bota Sot