Aleanca ngre shqetësime për shkelje kushtetuese nga Qeveria

0%

Aleanca ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast ka ngrit akuza ndaj qeverisjes Kurti lidhur me shkelje kushtetuese dhe dëme financiare ndaj shtetit. “Ne do të vazhdojmë ngritjen e çështjeve që vlerësojmë se janë alarmuese. Kjo gjendje jokushtetuese në të cilën LVV e ka futur Kosovën ka zinxhirë të shkeljeve, edhe ligjore edhe financiare.

Po ngrisim shqetësimin për zhvatje buxhetore që po i ndodh Kosovës. Po flasim për gjysmë milioni euro vetëm për paga të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrat e qeverisë. Ata kanë qenë të emëruar para zgjedhjeve të qershorit. Por ai i cili certifikohet si deputet nuk ka të drejtë të ushtroj detyrën e ministrit.

Rrjedhimisht, asnjë i punësuar nga këta ministra nuk kanë të drejt të futen në zyrat e qeverisë. Shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve është 486 mijë euro në muaj. Ndërsa, ka raste kur shoferët janë emëruar këshilltarë vetëm për t’ua rritur pagat. Dhe kjo bie në kurriz të popullit” , ka deklaruar deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai foli edhe për mungesën e konstituimit të institucioneve, me ç’rast tha se Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për ofertën e tyre me 6 pika. “Aleanca ka bërë ofertë se si të ndihmojë në krijimin e institucioneve. Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë lidhur me 6 pikat strategjike të AAK.

Për neve është me rëndësi që institucionet e ardhshme a do ta fusin Kosovën në projektet e gazit, a do të ndërtojnë kapacitete energjetike e pika të tjera. Çfarëdo marrëveshje që del nga partitë e tjera ne do të shohim se çfarë del nga to “, ka shtuar Ramadani.

Burimi: Bota Sot